Secondary Adv

149 mln lekë për digat: Projektbuxheti 2027, përparësi investimeve në proces

Rreth 142 mln lekë parashikohen për digat në bashki gjatë vitit 2027, sipas tabelës së investimeve që shoqëron projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Krahasuar me planin e vitit 2026, prej rreth 205 mln lekë, financimi ulet me 56 mln lekë, ose 27.3%.


Fondi për Digat synon të mbështesë rehabilitimin dhe rikonstruksionin e digave të rezervuarëve, në funksion të parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore. Edhe për vitin e ardhshëm, ai do të jetë pjesë e programit “Emergjencat Civile”, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Sipas aneksit të posaçëm të projektbuxhetit, përparësi në financim do të kenë investimet që janë në proces. Financimi i tyre do të përcaktohet në përputhje me ecurinë e punimeve, ndërsa Ministria e Mbrojtjes mund të kërkojë rialokime mes projekteve të fondit.


Për projektet e reja, njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jenë subjektet aplikuese dhe zbatuese. Thirrjet për aplikim parashikohet të fillojnë në nëntor të vitit 2026 dhe të vijojnë deri më 25 janar 2027.


Vlerësimi i propozimeve do të bëhet nga Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i kryesuar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Ky komision do të miratojë edhe specifikimet, rregullat dhe kriteret për financimin e ndërhyrjeve.


Projektet e përzgjedhura duhet t’i dërgohen Këshillit të Ministrave, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, brenda datës 1 shkurt 2027. Ndërsa miratimi i projekteve të reja fituese dhe i autoritetit kontraktor parashikohet të bëhet brenda datës 15 shkurt.

Burimi: Scantv


Më të lexuarat